Prodhuesi i birrës në Kinë fillon një hetim pas publikimit të një videoje ku një punonjës i fabrikës shihet duke urinuar në “enën gjigante” të saj

Ndryshe

Prodhuesi i birrës në Kinë fillon një hetim pas publikimit të një videoje ku një punonjës i fabrikës shihet duke urinuar në “enën gjigante” të saj

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa pamje të publikuara në internet supozohet se tregojnë një punëtor mashkull në një magazinë të Brewery Co Tsingtao duke u ngjitur në një enë me mure të larta dhe duke urinuar në të.

Pamjet qarkulluan gjerësisht në mediat sociale kineze, duke grumbulluar dhjetëra miliona shikime në platformën popullore Weibo, shkruajnë mediat e huaja.

Tsingtao tha të premten se kishte kontaktuar policinë për incidentin dhe një hetim ishte duke u zhvilluar.

“Kompania jonë i kushton rëndësi të madhe videos përkatëse që doli më 19 tetor”, tha prodhuesi i birrës në një deklaratë.

Shumë përdorues të mediave sociale reaguan ndaj videos – disa me zemërim dhe të tjerë që shprehën mbështetje për një nga markat më të njohura të pijeve në Kinë.

Tsingtao e listuar në Hong Kong është prodhuesi i dytë më i madh i birrës në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat