Një objekt misterioz i bardhë shfaqet në qiellin e Illinois

Ndryshe

Një objekt misterioz i bardhë shfaqet në qiellin e Illinois

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia në një qytet të Illinois po përpiqet të identifikojë një objekt misterioz të bardhë që shihet duke fluturuar në qiellin e ditës.

Dëshmitarët e kanë përshkruar objektin si një tullumbace të bardhë, derisa një turmë u mblodh për ta parë.

Autoritetet po përpiqen ta identifikojnë objektin por nuk besojnë se e ka origjinën nga hapësira apo të jetë ndonjë balonë spiune.

Në anën tjetër Shërbimi Kombëtar i Motit tha se nuk kishte lëshuar asnjë balonë në zonë kohët e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat