Zbulohet krokodili që la vetën shtatzënë

Ndryshe

Zbulohet krokodili që la vetën shtatzënë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Është identifikuar në një kopsht zoologjik në Kostarika  rasti i parë i një krokodili që la veten shtatzënë.

Ajo prodhoi një fetus që ishte 99.9% gjenetikisht identik me veten e saj.

Fenomeni i të ashtuquajturës “lindja e virgjër” është gjetur te speciet e shpendëve, peshqve dhe zvarranikëve të tjerë, por asnjëherë më parë te krokodilët.

Shkencëtarët thonë se tipari mund të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, kështu që dinosaurët gjithashtu mund të kenë qenë të aftë për vetë-riprodhim./GE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat