Ky është shqiptari që fitoi 1 milion dollarë në loto

Ndryshe

Ky është shqiptari që fitoi 1 milion dollarë në loto

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:56
Gazmen Hashani

Gazmen Hashani 49-vjeçar ka fituar një çmim prej 1 milion dollarësh në Lotto Max.

Ai ka fituar çmimin në shortin e hedhur me datën 18 tetor.

Gazmeni tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave kur e morri vesh se kishte fituar.

 “Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.”, tha Gazmeni për CTV News..

Gazmeni si baba i tre fëmijëve tha se mezi priti që gruaja e tij të vinte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh.

“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.

Ai planifikon të paguajë një paradhënie për një shtëpi për familjen e tij.

“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.

Bileta fituese u ble në Ins Market në Kingsway Drive në Kitchener.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat