Gjyshja ha tortë me kanabis në dasmë, përfundon në spital 12 orë pa ndjenja

Ndryshe

Gjyshja ha tortë me kanabis në dasmë, përfundon në spital 12 orë pa ndjenja

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:06
E moshuara ka mbetur pa ndjenja për 12 orë pasi ka konsumuar tortën

Dy të ftuar në një dasmë, duke përfshirë këtu një të moshuar, u shtruan në spital pasi disa ëmbëlsira ishin të mbushura me drogë.

A mund ta imagjinoni ditën tuaj të dasmës të përfundojë në një rrëmujë absolute, sepse disa ëmbëlsira kishin drogë brenda?

E moshuara ka mbetur pa ndjenja për 12 orë pasi ka konsumuar tortën, ndërsa një tjetër person është sëmurë dhe gjithashtu është dërguar me urgjencë në spital.

Dasma në fjalë u zhvillua në Torquay dhe gjithçka po shkonte “vaj” derisa të ftuarit konsumuan ëmbëlsirat që ishin bërë me kanabis.

E gjithë dita u kthye në kaos.

Personi përgjegjës nuk është gjetur ende nga policia për shkak mungese provash, raporton LadBible.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat