Njësoj si njerëzit, edhe delfinët krijojnë aleanca ‘vëllazërore’ për të gjetur dashurinë

Ndryshe

Njësoj si njerëzit, edhe delfinët krijojnë aleanca ‘vëllazërore’ për të gjetur dashurinë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:34
Delfinët

Zakonisht ndodh që kafshët, si për shembull shimpazetë meshkuj, “luftojnë” me kafshët e tjera të së njëjtës gjini, në mënyrë që të çiftohen me shimpazetë femra. Megjithatë duket se delfinët, jo vetëm që nuk e shikojnë njëri-tjetrin si rivalë, por ata krijojnë aleanca dhe grupime mes tyre për të gjetur femrat ‘me fat’.

Sipas Science Alert, studiuesit vëzhguan sjelljen e 121 delfinëve hundë-shishe të rritur meshkuj të oqeanit Indo-Paqësor dhe zbuluan se delfinët që kishin aleanca më të mëdha mashkullore kishin më shumë sukses me femrat.

Një delfin i vetëm mashkull zakonisht bashkohej me dy ose tre meshkuj të tjerë kur ndiqte një femër.

Ndryshe nga njerëzit delfinët nuk krijojnë lidhje në çift dhe nuk ndihmojnë në rritjen e të vegjëlve të tyre, ndaj është e habitshme që ata mund të krijojnë aleanca kaq të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat