Hyri në shtëpinë e sapondërtuar, largohet krokodili

Ndryshe

Hyri në shtëpinë e sapondërtuar, largohet krokodili

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:06
Krokodili shkaktoi dëme në vlerë prej rreth 2,500 dollarë në shtëpi

Shpëtuesit e zvarranikëve u thirrën në një shtëpi të ndërtuar së fundmi në Florida për ta larguar një ‘banor’ të pazakontë, një krokodil të madh.

Matthew Goodwin, menaxher i projektit për shtëpinë në ndërtim e sipër në zhvillimin e Ranch Babcock në Punta Gorda, tha se një punëtor që instalonte blindat e dritareve në shtëpi zbuloi një krokodil masiv që fshihej brenda.

Goodwin tha se aligatori me sa duket hyri nga një derë lavanderie ndërsa kërkonte strehë nga një front i ftohtë i kohëve të fundit, shkruan Upi.

“Era mbylli derën dhe ai u bllokua. ai hyri në çdo dhomë dhe la gjurmët e tij”, tha Goodwin.

Ai tha se krokodili shkaktoi dëme në vlerë prej rreth 2,500 dollarë në shtëpi përpara se të nxirrej jashtë nga profesionistë aligatorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat