Në Austri hyn në fuqi ligji që lejon vrasjen e asistuar

Ndryshe

Në Austri hyn në fuqi ligji që lejon vrasjen e asistuar

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një ligj që lejon vetëvrasjen e asistuar ka hyrë në fuqi në Austri.

Nga sot, të rriturit që janë të sëmurë ose kanë një gjendje shëndetësore të përhershme, dobësuese, mund të zgjedhin një vdekje të asistuar.

Parlamenti miratoi ligjin e ri në dhjetor, pas një vendimi të gjykatës kushtetuese për këtë çështje, shkruan BBC, përcjellë Indeksonline.

Praktika do të jetë e rregulluar me ligj, me çdo rast të vlerësuar nga dy mjekë, njëri prej të cilëve duhet të jetë ekspert i mjekësisë paliative.

Zyrtarët thonë se qeveria ka alokuar gjithashtu fonde për të zhvilluar kujdesin paliativ për të siguruar që askush të mos zgjedhë të vdesë kur ka opsione të tjera në dispozicion.

Vetëvrasja e asistuar, në të cilën dikujt i jepen mjetet për t’i dhënë fund jetës së tyre, është e ligjshme edhe në Zvicër.

Ky lloj aktiviteti është bërë legal edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Spanjën, Belgjikën dhe Holandën.

Megjithatë në Austri, ky vendim bën përjashtim të rreptë për të miturit dhe personat me ngecje mendore.

Të rriturit që duan t’i japin fund jetës së tyre duhet të bëjnë një diagnozë dhe të kenë konfirmim se janë në gjendje të marrin vendimet e tyre.

Pas marrjes së miratimit nga dy mjekë, pacientët duhet të presin 12 javë për të reflektuar mbi vendimin e tyre, ose dy javë nëse kanë një sëmundje terminale.

Nëse ata ende duan të vazhdojnë pas kësaj periudhe pritjeje, ata mund të marrin ilaçe vdekjeprurëse në një farmaci pasi t’i japin njoftimin mbi vendimin e tyre një avokati ose noteri.

Për të parandaluar abuzimin, emrat e farmacive që shesin këto barna do t’u zbulohen vetëm avokatëve dhe noterëve që marrin këto njoftime dhe nuk do të reklamohen publikisht.

Deri më tani, sipas ligjit austriak, kushdo që shtynte ose ndihmonte dikë të vriste veten përballej me deri në pesë vjet burg.

Një ndalim absolut për vdekjen e asistuar u hoq nga një gjykatë federale vitin e kaluar, e cila vendosi se ai “shkel të drejtën e vetëvendosjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat