Sot është modele e Vogue, vajza që e braktisën prindërit pse ishte albine

Ndryshe

Sot është modele e Vogue, vajza që e braktisën prindërit pse ishte albine

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:27
Xueli

“Xue” do të thotë borë dhe “Li” do të thotë e bukur, një emër që i përshtatet kaq bukur një modeleje me albinizëm. Emri iu dha asaj 16 vjet më parë në një jetimore në Kinë. Xueli po ndryshon mënyrën se si bota e sheh albinizmin dhe po siguron një zë për ata që duken ndryshe nga standardet e bukurisë të industrisë së modelimit.

Xueli pati një fillim të vështirë në jetë. Albinizmi ende shihet si një mallkim ose fat i keq në disa pjesë të Kinës. Dhe përveç kësaj, Xueli lindi gjatë kohës së politikës kineze të vetën 1 fëmije. Ajo u braktis kur ishte foshnjë, por më vonë u adoptua në moshën 3 vjeçare nga një familje holandeze.

Xueli filloi modelimin në moshën 11-vjeçare për një shoqe të nënës së saj e cila ishte stiliste. Kjo nisi fillimin e një karriere të suksesshme dhe agjensi të ndryshme filluan të kontaktonin Xuelin.

Image

Albinizmi, i cili është një gjendje gjenetike, zakonisht përfshin shkallë të ndryshme të problemeve me shikimin. Xueli ka afërsisht 8% deri 10% të shikimit të saj. Për shkak të kësaj, ajo shpesh i mbyll sytë gjatë fotosesioneve. Ajo thotë se e bën këtë sepse “gjatë fotosesioneve, drita është shumë e fortë dhe nëse i hap sytë, do të përfundojë duke i shtrënguar fort”.

Përvojat më negative të modeles fillojnë që nga braktisja si foshnjë deri tek përjashtimi nga shkolla sepse “ishte ndryshe”. Sipas saj, këto ngjarje ishin të rënda, por ishin edhe ngjarjet që e bënë më të fortë.

Xueli ka pozuar për Vogue që në moshën 16-vjeçare, fotografitë e saj janë shfaqur edhe në muze dhe ajo ka qenë modele për disa marka mode.

Image

Në këtë industri, ajo thotë se më e rëndësishmja është “të ruash dashurinë për veten”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat