Fëmija mrekulli/ Lindi sa një mollë, bebja del nga spitali pas 13 muajve tani gëzon shëndet të plotë

Ndryshe

Fëmija mrekulli/ Lindi sa një mollë, bebja del nga spitali pas 13 muajve tani gëzon shëndet të plotë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:11
Kwek Yu Xuan

Foshnja që mendohet se ka lindur me peshën më të vogël në botë ka dalë nga një spital në Singapor pas 13 muajsh terapi intensive.

E vogla e quajtur Kwek Yu Xuan peshoi 212 gr – sa një mollë – kur lindi dhe gjatësia e saj ishte 24 cm.

Ajo lindi në javën e 25- të, ndërsa lindjet normale bëhen në javën e 40-të.

Rekordi i mëparshëm ka qenë një vajzë nga SHBA e cila lindir 245 gr në 2018 shkruhet në regjistrin e fëmijëve të vegjël në Universitetin e Ohajos.

Mamaja e të voglës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale përshkak se u diagnostikua me pre-eklampsia, një gjëndje shtatzanie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut që mund të shkatërrojë organet vitale dhe mund të jetë fatale për të dy si fëmijën dhe nënën, raporton Ora News. 

Vajza Yu Xuan tani gëzon shëndet të plotë dhe doli nga spitali kur arriti peshën 6.3 kg

Në momentin kur lindi i thanë që kishte shanse shumë të vogla mbijetese.

Megjithë vështirësitë dhe komplikacionet  e vogla frymëzoi të gjithë njerëzit përreth me këmbënguljen dhe rritjen e saj, gjë që e bën atë një fëmijë të jashtëzakonshëm  - një rreze shprese mes trazirave të covid- 19," tha spitali në një deklaratë spitali Universitar Kombëtar të Singaporit (NUH).

Gjatë kohës që qëndrimit në spital vajza iu nënshtruar trajtimeve të shumta si dhe u lidh me shumë aparate për të mbijetuar.

Doktorët thanë se shëndeti dhe zhvillimi i saj ka përparuar mirë nën kujdesin e tyre dhe tani mund të largohej nga spitali.

E vogla vuan ende nga sëmundje kronike të mushkërive dhe do i duhet sërish ndihmë në shtëpi, megjithatë doktorët janë optimistë se ajo do të bëhet më mirë.

Prindërit e të voglës arritnë të paguanin shpenzimet e spitalit falë një fushatë të financimit të njerëzve e cila grumbulloi 366,884 dollarë amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat