Dy motoçiklistë janë filmuar duke sulmuar brutalisht një postier në rrugët e frekuentuara të Brooklyn, dhe pamjet janë publikuar nga policia e New Yorkut.
Postieri 57-vjeçar i postës USPS po ecte në rrugën Greenpoint, duke shtyrë karrocën e tij, kur dyshja u përpoq t'i bllokonte rrugën duke shkaktuar një debat, tha policia.
Postieri vazhdoi të ecte, por motoçiklisti iu afrua dhe filloi ta godiste, thanë policët.
Nga pamjet e filmuara duket që postieri ngre grushtin për t'u mbrojtur ndërsa dy të dyshuarit fillojnë ta grushtojnë dhe shqelmojnë.
Sipas pamjeve, dy kalimtarë të rastit u futën për të ndaluar sulmin.
Të dyshuarit më pas ikën në jug në Bulevardin McGuinness me motorët e tyre, thanë policët.
Postieri u dërgua në Qendrën Mjekësore Woodhull në gjendje të qëndrueshme, me kocka të thyera dhe çarje në fytyrë, thanë policët.
Për ngjarjen nuk është arrestuar ende asnjë person.