​Si të përgjigjeni në pyetjen e intervistës: Çfarë të zemëron?

Ndryshe

​Si të përgjigjeni në pyetjen e intervistës: Çfarë të zemëron?

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 07:22
Ilustrim

Pyetja “Çfarë të zemëron?” nuk hyn në grupin e pyetjeve të zakonshme që bëhen në intervista të punës, megjithatë shumë rekruterë e bëjnë. Kjo është një pyetje që bëhet për ta kuptuar se sa shpejt kandidati/ja zemërohet dhe cilat janë gjërat që e bëjnë të ndihet kështu. Kjo është e rëndësishme për punëdhënësin, për ta kuptuar se sa bashkëveprues është një punonjës potencial me klientët dhe bashkëpunëtorët.

E meqenëse nuk është njëra prej pyetjeve të lehta, Akademi Pune iu ndihmon që të përgatiteni për të para se të shkoni në intervistë.

Çfarë tjetër duan të dinë rekruterët?

Kur intervistuesi e bën këtë pyetje, është duke u përpjekur që ta kuptojë se si reagoni nëpër situata stresuese në vendin tuaj të punës dhe si mund t’i menaxhoni emocionet personale, pa i lënë që të ndikojnë në paraqitjen tuaj.

Këshillë: Bëhuni gati që t’i jepni punëdhënësit shembuj specifikë!

Si të përgjigjeni?

Përgjigja juaj duhet t’i përmbajë dy pjesë kryesore:

Përshkrimin e një situate me të cilën jeni zemëruar.

Përmbledhjen e asaj sesi e keni menaxhuar gjithë atë ngjarje.

Duhet të bëni kujdes kur përgjigjeni në një pyetje të tillë. Qasja refuzuese ndaj kësaj pyetje do t'ju bëjë të dukeni keq në sytë e rekruterëve. Por nuk duhet as të dukeni si person gjaknxehtë, që ndikon në esaklimin e situatave.

Përpiquni që të përgjigjeni në atë mënyrë që tregon se e njihni zemërimin tuaj, por mos e shprehni atë në mënyrë shumë emocionale ama dramatike!

Shembull: Në punën time të kaluar, kisha një rast që isha zemëruar, më disa telefonata të konsumatorëve, të cilët ishin shumë të pasjellshëm. Ishte shumë e vështirë që ajo situatë të mos ndikonte në mua, por pas telefonatës së pestë, e mora një pushim të shkurtër të ecja pak. Në këtë mënyrë ia kujtova vetes që, konsumatorët nuk e kanë me qëllimin që t’i marrin gjërat personale.

Është përgjigje e mirë sepse: tregon që kandidati ka arritur që t’i frenojë emocionet e forta dhe gjithashtu, tregon që është një person i ndërgjegjshëm për rolin e tij në vendin e punës.

Këshilla për të dhënë përgjigje të mirë

Jini autentikë: Nuk do të besoheni nëse thoni “Kurrë nuk zemërohem në punë”. Edhe personat më të qetë ndonjëherë, kanë ndonjë situatë që i bën të ndihen të zemëruar dhe nervozë.

Mbajeni të thjeshtë: Duke mos dashur të jepni përgjigje të tilla si “Nuk më zemëron asgjë”, mos krijoni as ndonjë listë të gjatë të rasteve dhe gjërave, sepse do të dukeni si dikush që është i zemëruar gjatë gjithë kohës!

Jini specifikë: Për të thënë përgjigje të mirë do t’ju ndihmojë shumë që të jepni ndonjë shembull.

Çfarë nuk duhet thënë?

Përgjigjet të jenë rreth punës: Mos tregoni gjëra që ju bëjnë të zemëruar jashtë punës. Nuk është ky qëllimi i punëdhënësit.

Mos e fajësoni askënd: Nuk duhet të dukeni që po flisni për kolegët pas shpinës. Sigurohuni që t’i shmangni të qenurit i pasjellshëm e t’i përshkruani veprimet e të tjerëve! E çfarë është shumë e rëndësishme, mos tregoni ngjarje në të cilat përfshihen supervizorët e kaluar!

Shkoni më tutje: Nuk përfundon përgjigja vetëm pasi ta keni dhënë një shembull, por çfarë keni bërë që ta zgjidhni atë në mënyrën e duhur.

Kujdes, gjersa flisni për ndonjë përvojë, mos filloni të dukeni të zemëruar përsëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat