Mënyra e pazakontë për të fituar para, fermerja britanike jep dhi me qira për takime në ‘zoom’

Ndryshe

Mënyra e pazakontë për të fituar para, fermerja britanike jep dhi me qira për takime në ‘zoom’

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Takimi ne ‘zoom’

Një fermere nga Britania e Madhe Dot McCarthy ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të fituar para. Ajo jep dhitë e saja me qira në mënyrë që të shfaqen në takime online “zoom” dhe të shkaktojnë të qeshura, te të pranishmit.

Kjo është një ide e cila fermeres i lindi gjatë pandemisë, fillimisht si një shaka e më pas si një mënyrë për të fituar të ardhura, ajo tha se deri tani fal dhive ka fituar 50 mijë dollarë.

Ishte thjesht një shaka, nuk e kisha menduar që njerëzit do të pëlqenin një gjë të tillë. E vendosa në internet për të lumturuar njerëzit”, tha Dot McCarthy.

Ajo shtoi se ditën tjetër u zgjua me një “lumë” mesazhesh nga njerëz që kërkonin dhitë e saja.

Fermerja britanike tha se ka pasur kërkesa nga e gjithë bota.

Kur e pyetën se si e menaxhon që të bëjë dhitë të shikojnë në kamera ajo tha se është diçka shumë e lehtë pasi ato duan të hanë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat