Vokalisti i “Votra”, vijon i vetëm karrierën - Bota Sot
Vokalisti i “Votra”, vijon i vetëm karrierën

Muzikë

E martë, 14 gusht 2018

Vokalisti i “Votra”, vijon i vetëm karrierën

Më: 24 maj 2018 Në ora: 22:24
Armend Fejzullahu

Të gjithë e mbajmë mend projektin muzikor të titulluar “Kur te kam prane” prezantuar në “Top Fest 2” nga grupi i talentuar Votra, i cili në atë kohë fitoi çmimin si grupi më i mirë i muzikës “rock”.

Ndërkohë që kanë kaluar shumë vite, ky grup është shkëputur nga muzika por vokalisti i grupit, Armend Fejzullahu ka vendosur të vazhdojë karrierën muzikore i vetëm. Rikthimi i tij në fakt ka ndodhur rreth një vit më parë me projektin “Dua”, i cili u prit mjaft mirë nga publikut shqiptar.

Pavarësisht se skenës së muzikës Armendi nuk i mungon, pasi ai ende vazhdon performon nëpër klube të ndryshme në Londër, ku ai jeton, këngëtari ka marrë vendimin që të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

“Nata Eshtë e Jonë” titullohet kënga e re e Armendit, e cila edhe pse flet për dashurinë, nuk i përket asaj dashurisë standarte ku njerëzit presin damarët apo qajnë etj.

Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë, e cila ka ardhur në një bashkëpunim me Zana, është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Muzika dhe teksti është punuar nga vetë artisti ndërsa regjistrimi, miksimi dhe masterizimi është punuar nga Albert Hyseni.

Edhe pse vjen nga një familje artistësh, pra nga babai i tij Sabri Fejzullahu dhe Ermal Fejzullahu, Armendi i përket një tjetri zhanri muzikor, atij “rock”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test