I riu nga Prizreni befason me këngën e re - Bota Sot
I riu nga Prizreni befason me këngën e re

Muzikë

E mërkurë, 19 shtator 2018

I riu nga Prizreni befason me këngën e re

Nga: Ilir Muharremi Më: 30 mars 2018 Në ora: 22:58
Rinor Sinani

Rinor Sinani (Loli JR) është një djalosh 17 vjeçar nga Prizreni, ku ka filluar karrierën e tij muzikore prej moshës 15 vjeçare me një talent superior ku deri më tani ka ardhur me plotë 5 hite të zhanrit Hip-Hop. Kënga  “1 prilli” është përformimi i fundit i tij, ku deri tani ende pa i bërë 24 orë ka arritur shifrën e mbi 5.500 klikimeve, që tregon një statistik ku është mirëpritur mirë nga audienca Prizrenase.

Gjatë një interviste të zhvilluar me Loli Jr, përmes telefonit rreth publikimit të këngës së tij të fundit ai tregoi se:

“Kjo këngë i është kushtuar më shumë gangsterave të cilët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë, ku në shumicën e teksteve të tyre, vetëm po rrejnë e po mashtrojnë si me qenë tërë kohën 1 prilli”

“Synimi im me këtë këngë nuk është me arrit diçka, po me tregu një realitet, ku kënga dhe muzika nuk realizohen me substanca narkotike, por me dëshirë dhe pasion. Dhe për fund, Ju përshëndes krejtve shihum shumë shpejt me projekte të radhës”.

Për të parë dhe dëgjuar debutimin e Loli Jr  në skenën muzikore shikoni videon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test