Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Mobile

Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Analisti Ross Young pretendon se Apple ka dalë me një kthesë interesante për serinë iPhone 17, e cila do të shfaqet vitin e ardhshëm.

Sipas analistit Ross Young, modeli i iPhone 17 Plus do të ketë një ekran më të vogël se të gjitha modelet e mëparshme Plus.

Ai nuk bëri të ditur madhësinë specifike të ekranit, por thotë se iPhone 17 Plus do të “vendoset” mes modeleve iPhone 17/iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.

Ndryshe këto janë madhësitë e ekranit për linjën aktuale të iPhone 15, si dhe modelet e ardhshme të iPhone 16:

iPhone 15: 6.1 inç

iPhone 15 Plus: 6.7 inç

iPhone 15 Pro: 6.1 inç

iPhone 15 Pro Max: 6.7 inç

iPhone 16: 6.1 inç

iPhone 16 Plus: 6.7 inç

iPhone 16 Pro: 6.3 inç

iPhone 16 Pro Max: 6.9 inç

Kjo sugjeron që iPhone 17 Plus do të ketë një ekran më të vogël se 6.7 inç, por vetëm koha do të tregojë nëse këto pretendime janë të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat