Si mund të trajtohen aknet? - Bota Sot
Si mund të trajtohen aknet?

Mjekësi alternative

E premte, 21 shtator 2018

Si mund të trajtohen aknet?

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Nëntë nga dhjetë adoleshentë kanë probleme me aknet dhe këtë problem e shkakton hormoni i quajtur androgjen si pasojë e të cilit favorizohet prodhimi i yndyrës së tepërt nga gjëndrat. Mendohet se gjëndrat dhjamore janë tepër të ndjeshme ndaj këtij hormoni.

Gjithashtu në këtë problem ndikon edhe stresi, përdorimi i kremit apo tualeteve jo cilësore të cilat mbyllin poret, prekja e vazhdueshme e fytyrës me duar, ushqyerja e pasur me yndyra dhe pak fruta apo perime.

Si mund të trajtohen?

Trajtimet mund të jenë të ndryshme dhe janë shumë të rëndësishme pasi papastërtia që përmbajnë aknet mund të “gërmojnë” brenda lëkurës dhe të shkaktojë shenja.

Është shumë e rëndësishme të kryhet vizita tek dermatologu në mënyrë që të këshillojë trajtimin e duhur. Jo të gjitha rastet janë të njëjta.

E rëndësishme është të ekuilibrohet yndyra e lëkurës dhe në lidhje me këtë mjeku mund të këshillojë përdorimin e një kremi me përbërje antibiotiku si clindamicina apo eritromicina. Në mbrëmje mund të përdoret një tjetër krem që rregullon prodhimin e yndyrës. Në disa raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve oral, dhe vajzat (jo në të gjitha rastet) mund të këshillohen të marrin kontraceptivë me dozë të ulët.

Sa i përket pastrimit mund të përdorin një qumësht për fytyrën me përbërje aloe vera ose kamomili. Kremi pudër i fytyrës këshillohet të mos përmbajë vaj.

Djemtë para rruajtjes së mjekrës duhet të vendosin në fytyrë pambuk të zhytur më parë në ujë të ngrohtë me 5 pika vaj kamomili dhe më pas të përdoret një krem pas roje pa alkool por me bazë kalendule që ka edhe efekt dizinfektues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test