Zbulimi/ Gjendet pika e dobët e tumoreve - Bota Sot
Zbulimi/ Gjendet pika e dobët e tumoreve

Mjekësi alternative

E shtunë, 23 qershor 2018

Zbulimi/ Gjendet pika e dobët e tumoreve

Më: 4 maj 2018 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Gjendet pika e dobët e tumoreve. Është një proteinë e cila nëse bllokohet, sëmundja vetëshkatërrohet automatikisht. Proteina është e njëjtë me atë që prodhohet nga qelizat e shëndetshme në kushte stresi. Eksperimentet janë bërë në laborator mbi minjtë, në rastin e kancerit të prostatës, por që studiuesit thonë se mekanizmi mund të jetë i njëjtë edhe për tumoret e tjerë. Zbulimi është bërë nga universiteti i Californisë në San Francisco dhe është publikuar në revistën Science Translational Medicine.

Autorët shpjegojnë se tumoret më agresivë, shpenzojnë shumë më tepër energji dhe për tu rritur me shpejtësi, ato optimizojnë përdorimin e saj, falë kësaj proteine, e cila ka një mënyrë frenimi.

Dhe pikërisht për këtë arsye këto lloj tumoresh bëhen të varur nga kjo proteinë që është vendimtare për zhvillimin e tyre. Kështu duke bllokuar këtë proteinë, tumoret nuk ushqehen më e kështu fillojnë të vdesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test