Si të kuroheni nga gërhitja në kushte shtëpiake - Bota Sot
Si të kuroheni nga gërhitja në kushte shtëpiake

Mjekësi alternative

E martë, 17 korrik 2018

Si të kuroheni nga gërhitja në kushte shtëpiake

Më: 2 maj 2018 Në ora: 19:21
Foto Ilustrim

Gërhitja është një nga zakonet më irrituese të gjumit. Jo vetëm që prek cilësinë e gjumit, por mbani zgjuar dhe partnerin. Por a ka një kurë për këtë?Dr. Andrew Thornber, thotë se çelësi është ndryshimi i stilit të jetës. Këto janë këshillat për të ndaluar gërhitjen në mënyrë natyrale, transmeton tch.

1. Shmangni alkoolin dhe duhanin

Të pish para se të flesh të shton më shumë të gërhiturat. Edhe duhani gjithashtu, irriton membranën e hundës dhe fytit, duke bllokuar rrugët e ajrit.

2. Humbni pak peshë

Nëse jeni pak mbipeshë, atëherë indet e qafës bëhen të rëndë dhe gërhisni më shumë. Duke humbur pak peshë edhe indet e qafës hollohen dhe ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.

3. Mbajeni dhomën të lagësht

Ajri i thatë nuk ndihmon as hundën e as fytin, kështu që mbajeni dritaren pak të hapur.

4. Provoni shiritat e hundës

Shiritat ndihmojnë në hapjen e hundës, të ndihmon të marrësh frymë më lehtë dhe të lehtësosh të gërhiturat.

5. Përdorni produkte me mente

Masazhoni pak vaj menteje përreth hundës dhe ju ndihmon të hapni vrimat e hundës për të marrë frymë më mirë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test