Aloe vera, një ilaç natyral i mrekullueshëm dhe i dobishëm për të gjithë

Mjekësi alternative

Aloe vera, një ilaç natyral i mrekullueshëm dhe i dobishëm për të gjithë

Nga: Edona Lloncari Më: 11 tetor 2017 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Aloe Vera është një bimë shumëvjeçare, e cila posedon cilësi të jashtëzakonshme. Pjesa e saj e brendshme apo pulpa e pastër që i ngjan xhelit është shumë e dobishme si për përdorim të brendshëm (konsumim) ashtu edhe për atë të jashtëm (për lëkurë).

Aloe Vera duket se ka virtyte për të gjitha të këqijat – kancerin, ekzemat, hemorroidet, problemet kronike të tretjes, imuniteti i dobët etj.  Realisht një mrekulli e natyrës.

Aloe vera, bimë me virtyte të shumta jo vetëm që stimulon imunitetin, shëron, por gjithashtu vepron si një antibiotik dhe një anti-inflamator sikur nga brendësia ashtu edhe në qoftë se përdoret mbi lëkurë.

Aloe vera eliminon toksinat dhe lehtëson dhimbjet e stomakut dhe sëmundjet e stomakut.

Përveç kësaj, kjo bimë shumëvjeçare rekomandohet për diabetikët, dhe për njerëzit që vuajnë nga alergjitë, kapsllëku, problemet e zemrës, problemet me tretjen.

Përveç fuqisë shëruese që ajo posedon, Aloe Vera është edhe parandaluese e fuqishme ndaj sëmundjeve të ndryshme, andaj konsumimi i saj është « jo luksoz », por i « domosdoshëm » e mbi të gjitha, në ditët e sotme ku ushqimi ka humbur vlerat ushqyese.

Me pak fjalë, Aloe Vera është një farmaci e vërtetë: ajo përmban shumë përbërës aktivë, duke përfshirë mineralet, enzimat, vitaminat dhe mukopolisaharidet të cilat trupi nuk mund t’i prodhoj.

Image

Ekzistojnë më se 300 lloje të kësaj bime. Më e përdorura është sigurisht Aloe Vera Barbadensis Miller për shkak të pasurive të saja.  Fillimisht nga Afrika e Jugut, Aloe Vera është rritur në vendet tropikale dhe semi-tropikale,  veçanërisht në Spanjë, Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Jugore.

Gjethet janë mjaft të ngushta, të gjata dhe të dhëmbëzuara. Shumë mendojnë gabimisht se Aloe është kaktus. Aloe Vera është bimë e familjes së liliaceve, që do të thotë hudhrës, qepës,…

Pararendësit e mjekësisë moderne si Plini Plaku, Aristoteli dhe Hipokrati kishin zbuluar tashmë cilësitë e shumta të kësaj bime. Ata e përdorën atë kryesisht për: përmirësimin i mpiksjes së gjakut, të ndihmojë zorrët kapriçioze, për zbutjen e ulcerave, për shërimin e plagëve, si dhe për përfitimet e saj ndaj lëkurës: për trajtim dhe për zbukurim të saj.

Për më tepër, Kleopatra nuk i hiqte vetes pronat e jashtëzakonshme të kësaj bime për të përsosur bukurinë e saj legjendare! Maya e quajti këtë bimë “burimi i të rinjve”.

Gjethi i Aloe Veres përmban më shumë se 200 përbërës aktive ; 75 lëndë ushqyese dhe, si dhe 20 minerale, 18 aminoacide dhe 12 vitamina.

Aloe Vera nuk ka toksicitet, nuk ka kundërindikacione ndaj medikamenteve të tjera, përkundrazi duke patur parasysh që pastron traktin e tretjes, ajo shton efikasitetin e medikamenteve, dhe nuk eshte per tu quditur ne qofte se perdoruesi nuk de kete me nevoj qe t’perdor hapat, pasi qe, siq edhe e cekur me larte, aloe vera eshte sheruese e shume problemeve shendetsore.

Aloe Vera është bimë e përshtatshme dhe e dobishme si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit, dhe per cdo gje qe jeton.  Ne shtetet e zhvilluara, perdoruesit e aloès, nuk i len anash kafshet e tyre, pasi qe edhe ata konsiderohen si pjese e familjes.  Personalisht ; pas cdo pushimi, lulet dhe bimet e mija perfitojne nga t’mirat e aloès per te ri-gjetur tonusin.  Siq edhe mund ta keni kuptuar, eshte bime prej t’ciles çdo gje qe jeton ka beneficion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat