Një recetë për një shurup që ndihmon me dhimbjen e fytit

Mjekësi alternative

Një recetë për një shurup që ndihmon me dhimbjen e fytit

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Dhimbja e fytit është diçka që e hasim në çdo kohë të vitit, por më së shumti gjatë muajve të ftohtë.

Vështirësia në gëlltitje, ngjirja e zërit, irritimi dhe dhimbjet e fytit të shoqëruara me një ndjesi djegieje janë simptomat më të zakonshme të inflamacionit dhe ju mund ta lehtësoni këtë shqetësim duke përdorur përbërës natyralë.

Ju sjellim një recetë për një shurup që ndihmon me dhimbjet e fytit.

Përbërësit:

- 4 lugë të mëdha mjaltë

- 1 lugë çaji pluhur shafran i Indisë

- 1 lugë çaji xhenxhefil të grirë hollë

- 1 lugë çaji hudhër të shtypur

- gjysmë luge çaji kanellë pluhur

- gjysmë luge çaji piper djegës të bluar

- 4 lugë të mëdha lëng limoni

- lëng nga një portokall

Përgatitja e shurupit:

Ngroheni lehtë mjaltin derisa të trashet dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë në të. Përziejini mirë dhe lëreni të qëndrojë për një orë. Më pas kullojeni shurupin përmes një sitë ose napë të zakonshme dhe lëreni të qëndrojë në një shishe qelqi, kavanoz...

Merrni një lugë çaji shurup dy deri në tri herë në ditë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat