Qytetarët e veriut falen në jug - Bota Sot
Qytetarët e veriut falen në jug

Mitrovica

E martë, 14 gusht 2018

Qytetarët e veriut falen në jug

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:55
Imamët gjatë ligjëratave të tyre kërkuan që të mbretërojë paqja dhe dashuria mes njerëzve në gjithë vendin.

Qindra qytetarë të besimit mysliman kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhamitë e ndryshme të Mitrovicës.

Imamët gjatë ligjëratave të tyre kërkuan që të mbretërojë paqja dhe dashuria mes njerëzve në gjithë vendin.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi, ka bërë të ditur se është diskutuar ideja që sot në këtë qytet të falet Fitër Bajrami në sheshin ‘Adem Jashari’, por për shkak të motit me shi, kjo ide ka ndryshuar.

“Falja e namazit bashkërisht, përveç se tregon respektin dhe përulshmërinë ndaj Allahut dhe urdhrit të tij, simbolizon edhe unitetin e qytetarëve, andaj ka qenë e paraparë që xhemati nga të gjitha xhamitë e Mitrovicës të falet sot në shesh, por për shkak të motit, është abstenuar nga kjo ide”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, qytetarët e veriut të Mitrovicës në mungesë të një organizimi nga ana e BIK-ut, por supozohet edhe për shkaqe të sigurisë, kësaj radhe janë falur në jug të këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test