Foto të Putinit dhe flamuj rusë gjithandej në Mitrovicë - Bota Sot
Foto të Putinit dhe flamuj rusë gjithandej në Mitrovicë

Mitrovica

E diel, 27 maj 2018

Foto të Putinit dhe flamuj rusë gjithandej në Mitrovicë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 11:03
Mitrovicë

Në ditën kur Kosova po feston Ditën e Evropës, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej fotografi të presidentit rus, Vlladimir Putin, si dhe flamuj të Rusisë.

Burime të KP  bëjnë të ditur se fotografitë dhe famujt janë vendosur nga njerëzit e Millan Radojiçiq, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Mësohet se përmes këtyre fotografive dhe flamujve rusë , pikërisht në Ditën e Evropës, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh për raporte vëllazërore me Rusinë.

Disa qytetarë serbë të veriut, të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë, kanë thënë për KosovaPress se veç tjerash, vendosja e fotografive të presidentit rus dhe flamujve të Rusisë, ndërlidhet me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet aktualisht për vizitë në Rusi. 

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test