10-Vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës - Bota Sot
10-Vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Mitrovica

E martë, 21 gusht 2018

10-Vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:36
Mitrovicë

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Mitrovicës.

Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit  në afersi të Shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, ndërsa ikona të tilla janë  vendosur  edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, andaj të gjithë qyetarët mitrovicas kanë mundësin  që ikonën  #Kosova10 ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.

Po ashtu, Komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës.

E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme  do të këtë edhe nga  shkollat e komunës sonë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test