Nesër hapet ura e Mitrovicës, pas rindërtimit nga FSK-ja e KFOR-i

Mitrovica

Nesër hapet ura e Mitrovicës, pas rindërtimit nga FSK-ja e KFOR-i

Më: 29 janar 2018 Në ora: 14:49
Mitrovicë

Në një njoftim për media nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) është bërë e ditur se nesër do të mbahet një aktivitet i përbashkët i FSK-së dhe KFOR-it.

Me këtë rast do të bëhet rihapja e urës pas ndërtimit të saj prej këtyre dy forcave.

“Ju ftojmë të përcillni aktivitetin e rihapjes së urës në Mitrovicë, pas rindërtimit dhe renovimit nga FSK-ja dhe KFOR-i”, thuhet në njoftim.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Rihapja e urës do të bëhet nesër në pjesën jugore të Mitrovicës, afër tunelit prej orës 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat