Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Charity” nënshkruan marrëvesshje për realizimin edhe të 60 projekteve - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Charity” nënshkruan marrëvesshje për realizimin edhe të 60 projekteve

Mitrovica

E enjte, 16 gusht 2018

Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Charity” nënshkruan marrëvesshje për realizimin edhe të 60 projekteve

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:44
Agim Bahtiri dhe Halid El-Jafi’i

Në një takim me përfituesit e shumtë të projekteve të ndryshme nga Komuna e Mitrovicës, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity” nga Katari, Halid El-Jafi’i, kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin gjatë vitit 2016 dhe 2017. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë    së Administratës Publike, Bajram Kosumi, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu dhe mysafirë të tjerë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi që i uroj qëndrim të këndshëm në Mitrovicë përfaqësuesin e Organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i  dhe e falënderoi për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, tha se gjatë dy viteve të kaluara, në Mitrovicë janë realizuar projekte të shumta në sektorë të ndryshëm që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së përfituesve të projekteve dhe zbutjen e problemit të papunësisë.

“Mitrovica ka pas nevojë për mbështetje të madhe nga investitorë dhe donatorë të huaj. Organizata “Qatar Charity” nga Katari, është njëra ndër organizatat e para që na ka ofruar bashkëpunim dhe na ka mbështetur me projekte konkrete në fusha e sektorë të ndryshëm. Kemi pas një bashkëpunim  jashtëzakonisht të suksesshëm me këtë organizatë dhe unë e  falënderoj shumë përfaqësuesin e saj që është prezent këtu. Ne sot do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje tjetër për realizimin  e të tjera projekteve që do të jenë tepër të mirëseardhura për qytetarët tanë dhe zbutjen e problemeve të tyre”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Image

Përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i, tha se është i lumtur që gjendet në Mitrovicë në mesin e atyre që kanë përfituar projekte nga organizata që ai e përfaqëson dhe se i sjell përshëndetjet e drejtuesve të saj dhe popullit të Katarit për qytetarët e Mitrovicës dhe vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Mitrovicën.

“Jemi të përkushtuar që të mbështesim njerëzit në nevojë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare me qëllim që të përmirësojmë gjendjen e tyre aty ku jetojnë. Kështu do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen Mitrovicën dhe qytetarët e saj”, tha ai ndër të tjera.

Në takim folën edhe përfaqësuesi i Ministrisë    së Administratës Publike, Bajram Kosumi dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, ndërsa prezantimin e projekteve e beri Jeton Bajrami.

Nga bashkëpunimi i suksesshëm i Komunës dhe i Organizatës “Qatar Charity”, gjatë vitit 2016 dhe 2017 në komunën e Mitrovicës janë realizuar projekte të ndryshme me vlerë prej 260.352 euro.

Image

Si projekte më kapitale janë hapja e puseve për ujë të pijshëm në vlerë prej 64.200 euro, ndërtimi i katër shtëpive për të pastrehët në vlerë prej mbi 60.000 euro, shpërndarja e serrave për 54 përfitues në vlerë prej 53.000 euro etj.

Pasi nënshkruan marrëveshjen e re për realizimin 60 projekteve të tjera në vitin e ardhshëm, kryetari Bahtiri dhe z. El-Jafi’i, ndanë certifikata për përfituesit e projekteve dhe ndihma të tjera.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test