Mysafirët nga Shqipëria u befasuan për të mirë me nivelin e shëndetësisë primare në Mitrovicë

Mitrovica

Mysafirët nga Shqipëria u befasuan për të mirë me nivelin e shëndetësisë primare në Mitrovicë

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 18:46
Safet Kamberi me mysafirët

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka pritur një delegacion i përbërë nga Nezir Rizvani, kryebashkiak i Matit, Melsim Danuzi, kryebashkiak i  Bulqizës, Isa Hoxha, nënkryetar i Bashkisë Roskovec, zyrtarë shëndetësor të disa bashkive dhe komunave të tjera Shqipërisë dhe të institucioneve tjera shëndetësore të atjeshme.

Vizita, në të cilën morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Vllaznim Hoti dhe zyrtarë tjerë shëndetësorë të komunës, është bërë në kuadër të projektit “Shëndetësi për të gjithë”  “Health for All Project”) që financohet nga Zyra Zvicrane për Zhvillim, e implementohet nga organizatat Swiss Tropical and Public Health Institute, Terre des Hommes and Save the Children.

Objektivi i përgjithshëm i vizitës është të promovojë një mundësi për drejtuesit bashkive e komunave dhe që zyrtarët e shëndetësisë të mësojnë për strukturën dhe funksionet e Kujdesit Parësorë Shëndetësorë të Kosovës, si dhe të ketë diskutime me Kryetarët e Komunave të Kosovës dhe zyrtarët tjerë të institucioneve shëndetësore që janë përgjegjës për sistemin shëndetësorë.

Fillimisht, nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, pasi ju dëshiroj mysafirëve mirëseardhje, ju foli atyre për politikat shëndetësore të nivelit primar në komunën e Mitrovicës dhe mundësitë për zhvillimin e tyre.

Në vazhdim drejtori i QKMF-së, Vëllaznim Hoti dhe bashkëpunëtorët e tij, i njoftuan në detaje për gjendjen në shëndetësinë primare të Mitrovicës, organizimin e saj dhe kushtet në të cilat punohet, si dhe për mundësitë e ofrimit të shërbimeve primare shëndetësore në të gjitha mjediset e komunës.

Pasi dëgjuan fjalët e drejtuesve të shëndetësisë primare në komunën e Mitrovicës, mysafirët nga Shqipëria u shprehën të jenë të befasuar por të mirë për mënyrën e organizimit të shëndetësisë në Mitrovicë, si dhe bënë pyetje shtesë për çështje konkrete.

Në vazhdim, pjesëmarrësit në takim shkëmbyen edhe përvoja të angazhimit dhe tejkalimit të problemeve në shëndetësi, si dhe përvoja lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore qytetarëve.

Delegacioni nga Shqipëria vizitoi edhe të gjitha shërbimet që funksionojnë në QKMF, ku biseduan edhe me punëtorët shëndetësorë dhe pacientët që gjendeshin në ndërtesë, si dhe vizituan edhe urën kryesore mbi lumin Ibër, ku janë duke u zhvilluar punimet për rehabilitimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat