Rakiq: Rregullat në veri i bëjmë ne

Mitrovica

Rakiq: Rregullat në veri i bëjmë ne

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 08:20
Goran Rakiq

Kryetarët e Mitrovicës Agim Bahtiri, jug, dhe Goran Rakiq veri, edhe kësaj radhe kanë shkuar ndaras në Bruksel, Goran Rakiq me delegacionin e Serbisë që udhëhiqet nga Marko Gjuriq e Agim Bahtiri me atë kosovar që udhëhiqet nga Edita Tahiri, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për Mitrovicën, më saktësisht për punët që janë duke u zhvilluar në rivitalizimin e urës, por edhe për çështje të definimit të kufijve që ndajnë Mitrovicën në dy pjesë, në Komunën Veriore dhe në Komunën Jugore. 

Bahtiri e Rakiq, të cilët sa janë në Mitrovicë, shkëmbejnë ndonjë fjalë mes vete me telefon, kanë shkuar në Bruksel me qëndrime krejtësisht të kundërta sa i përket definimit të kufirit në mes të dy komunave. Derisa kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, këmbëngul në kufijtë që janë përcaktuar me Pakon e Ahtisaarit, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, këmbëngul që kufiri të vendoset në atë mënyrë që Suhadolli dhe disa fshatra të tjera shqiptare, si dhe rrjedha e limit Ibër të mbesin pjesë e territorit të Mitrovicës së Veriut.  Nuk është pastër puna as sa i përket lirimit të urës kryesore të Ibrit për qarkullim të automjeteve nga jugu në veri, pasi që vetë Gjuriq ka siguruar serbët e veriut të Kosovës se ura kryesore e Ibrit do të jetë plotësisht e mbyllur për qarkullim të automjeteve, pasi që zona e këmbësorëve, siç ka thënë Gjuriq, “do të jetë e ngritur mbi një metër mbi nivelin e urës dhe të udhëkryqit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat