Lajm i hidhur: Vdes nxënësja e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Fjolla Dervishaj

Mitrovica

Lajm i hidhur: Vdes nxënësja e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Fjolla Dervishaj

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:40
E ndjera Fjolla Dërvishaj

Nxënësja e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Fjolla Dervishaj ka ndërruar jetë sot, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kështu ka njoftuar drejtoria e kësaj shkolle përmes një telegrami ngushëllimi.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në fshatin Kastriot të Skenderajt nga ora 16:00, raporton veriu.

Postimi i shkollës “Frang Bardhi”:

Telegram ngushellimi

E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.

Pushoftë në paqen e përjetësisë!

Të pikëlluar,

Drejtoria e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

P.S. Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 28.10.2022 ora 16.00 ne varrezat e fshatit Kastriot (Kostërc) komuna e Skenderajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat