Rrënohet një objekt i ndërtuar pa leje në pronën e Komunës së Mitrovicës

Mitrovica

Rrënohet një objekt i ndërtuar pa leje në pronën e Komunës së Mitrovicës

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 22:49
Pamje nga rrënimi i objektit

Inspekcioni në komunën e Mitrovicës e ka rrënuar një objekt i cili ka qenë i ndërtuar pa leje në pronën komunale.

Kjo u bë e ditur nga drejtori Valon Brahimi.

Brahimi tha se inspektorët komunal të ndërtimit kanë zbatuar një vendim nga Drejtoria për Urbanizëm.

“Sot inspektorët komunal të ndërtimit kanë zbatuar vendimin e DPU duke rikthyer ligjshmërinë një një pjesë të qytetit! Vlenë të theksohet fakti që ka pasur mirëkuptim me ish-shfrytëzuesin e objektit të “Cambridge school” e cila ishte ndërtuar kohë më parë pa leje në pronë komunale. I njejti ka qenë bashkëpunues gjatë tërë procedurave deri të ekzekutimi i vendimit. Punë rreth rrënimit po i kryen kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës” – tha Brahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat