Kishte ardhur nga Greqia për pushime tek gjyshja, zhduket 15 vjeçarja në Shqipëri

Kronikë e zezë

Kishte ardhur nga Greqia për pushime tek gjyshja, zhduket 15 vjeçarja në Shqipëri

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 15:46
Ilustrim

Një vajzë e mitur e cila kishte ardhur nga Greqia për pushime në Sarandë, rezulton e zhdukur prej 24 orësh.

Izarua Kulla, 15 vjeç qëndronte në shtëpinë e gjyshes së bashku me dy motrat e saj, por prej ditës së djeshme nuk ka asnjë shenjë.

Pas vënies në dijeni të largimit të vajzës së tyre, prindërit kanë ardhur me urgjencë nga Greqia dhe kanë bërë denoncimin në komisariatin e policisë.

Nëna e 15 vjeçarës u shpreh se nuk është dijeni nëse vajza është larguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer.

“Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshire apo e kane rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnjë shenjë të saj. Nuk na shkon mendja asgjëkundi”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat