Identifikohet kufoma e gjetur në lumin Drin, vuante nga depresioni

Kronikë e zezë

Identifikohet kufoma e gjetur në lumin Drin, vuante nga depresioni

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 11:03
Ilustrim

Kufoma e gjetur një ditë më parë në lumin Drin në zonën e Zallë-Dardhës, i përket shtetases Marjeta Çera, nga fshati Trokaj. 47-vjeçarja është identifikuar nga familjarët.

Ndërkohë ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetëmbytjes në lum.

Duke cituar familjarët e viktimës, policia ka bërë të ditur se 47-vjeçarja kohët e fundit vuante nga depresioni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat