Kozmologia shqiptare me famë botërore vjen në Prishtinë

Shkencë & Teknologji

Kozmologia shqiptare me famë botërore vjen në Prishtinë

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:35
Laura Mersini Houghton

Shkenctarja shqiptaro-amerikane, Laura Mersini Houghton që me teorinë e saj mbi origjinën e universit është pretendente për çmimin Nobel do të jetë në Prishtinë me datë 21 korrik 2016 në Edicionin Special te Doku:Tech.
Edicioni Special i paraprinë hapjes zyrtare të Doku:Tech 2016 me datat 6-7 gusht 2016, në "Lidhjen e Prizrenit" në Prizren.

Doku-Tech Edicioni Special mirëpret Laura Mersini-Houghton, kozmologen shqiptaro-amerikane, e cila do të prezantoj teorinë e saj mbi Multiuniversin- teoria e pakrahasueshme e universit tonë si univers paralel me shumë të tjerë, të cilën ajo e ka mbrojtur përballë shkencëtarëve me ndikim global si: Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Univerzitetin e North Carolina në Chapell Hill. Ajo është mbështetëse e teorisë së multiverseve, e cila thotë se universi ynë është vetëm një nga shumë të tjerë që na rrethojnë. Ajo ka argumentuar se anomalitë strukturale në universin tonë më së miri shpjegohen nga tërheqjet gravitacionale të ushtruara nga universet tjera. Mersini-Houghton kreu bacherlorin e saj në Univerzitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe Masterin në Univerzitetin e Maryland. Ajo u doktoratua në vitin 2000, nga Univerziteti i Wisconsin-Milwaukee.

DOKU:TECH Edicioni Special po ashtu do të shpalos programin për DOKU:TECH-un e sivjetmë, folësit të cilët janë po thuajse në rrugën e tyre për në Prizren, të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me audiencën dhe t'i sfidojnë mendjet e tyre, si dhe të gjitha përgatitjet e ekipit rreth organizimit të kësaj konference.

DOKUFEST Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër, është festivali i filmit më i madh në Kosovë. Çdo vit festivali mbush kinematë dhe hapësirat e improvizuara të shfaqjes së filmave përreth qytetit historik të Prizrenit me një përzgjedhje prej 200 filmave të selektuara me kujdes nga mbarë bota./BS/

Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat