Kastrati shënon në Norvegji

Futboll

Kastrati shënon në Norvegji

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2016 Në ora: 18:13
Flamur Kastrati

Anëtari i kombëtares së Kosovës, Flamur Kastrati, i ka mjaftuar të luajë në çastet e fundit dhe të shënoi për fitoren e skuadrës së tij, Stromsgodset me rezultat 4:2 kundër Aalesund, në ndeshjen e javës së 14-të të elitës së futbollit norvegjez. Kastrati u aktivizua në minutën e 89-të, ndërsa në atë të 90+5 shënoi dhe thelloi fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4:2. Pas një minute ndëshkohet me karton të verdhë, megjithatë me skuadrën e tij ngjiten në vend të tretë me 26 pikë, duke ngecur për shtatë pikë larg liderit, Rosenborg. Stromsgodset ka mundësi të mira që të luftojë për titull, sepse shtatë pikë nuk janë edhe aq larg nga kryesuesi i renditjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat