5 korriku në histori

Dokumentare

5 korriku në histori

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 08:00
Ura e Konstandinit

328 - Hapet zyrtarisht Ura e Konstandinit e ndërtuar mbi Danub midis Korabit, Rumani dhe Gigen, Bullgari, nga arkitekti romak Theophilus Patricius. Ura, kryesisht prej druri, u përurua në praninë e perandorit Konstandini i Madh. Me një gjatësi prej 2437 metrash, Ura e Konstandinit është konsideruar si ura e lashtë më e gjatë në botë, dhe një nga urat më të gjata në të gjitha kohërat që lidh dy brigjet e një lumi. Ura mbeti në përdorim për katër dekada, pastaj nuk përmendet më.

1295 - Skocia dhe Franca formojnë një aleancë kundër Anglisë. Kushtet e traktatit përcaktonin se nëse një prej dy vendeve sulmohej nga Anglia, vendi tjetër do të pushtonte territorin angleze.

1610 - John Guy niset për lundrim nga Bristol i Anglisë me 39 emigrantë për në ishullin Newfoundland, afër Kanadasë, ku krijoi një koloni. Guy u kthye në Angli në prill 1613 për të mbledhur ndihma për koloninë e re, por pa sukses.

1687 - Shkencëtari Isak Njuton boton "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica".

1934 - "E enjtja e Përgjakshme" - Policia hap zjarr mbi marinarët në San Francisko, të cilët ishin hedhur në grevë prej 83 ditësh - ata kërkonin sindikalizmin e gjitha porteve të bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: Flota aleate fillon pushtimin e Sicilisë; ndërkohë që forcat gjermane fillojnë një ofensivë masive kundër Bashkimit Sovjetik në betejën e Kurskut, e njohur gjithashtu e njohur si Operacioni Citadel.

1946 - Bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Paris, Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve. Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe.

1950 - Knesseti (Parlamenti izraelit) miraton Ligjin e Kthimit, që u jep të gjithë hebrenjve të drejtën të emigrojnë në Izrael.

1954 - BBC (British Broadcasting Corporation) transmeton buletinin e saj të parë të lajmeve televizive.

1971 - E drejta e votës: amendamenti njëzet e gjashtë i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara për uljen e moshës së votimit nga 21-18 vjeç vërtetohet zyrtarisht nga presidenti Richard Nixon.

2012 - Londër, Angli; Kryhet përurimi i ‘Shard of Glass’ - ndërtesa më e lartë në Evropë, afërsisht 310 metra e lartë; ndërtimi kishte filluar në mars 2009; përfundoi në mars 2012, u përurua në korrik 2012, dhe u hap për publikun më 1 shkurt 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat