Tri javë vetëmohim dhe sakrificë - kjo është beteja e çiklizmit botëror

Çiklizëm

Tri javë vetëmohim dhe sakrificë - kjo është beteja e çiklizmit botëror

Nga: Fazli Berisha Më: 1 korrik 2016 Në ora: 11:45
Gjatë një gare në çiklizëm

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të

Ende pa përfunduar një eveniment që po mbanë në emocione miliona futbolldashës nga mbarë Evropa, Kampionati evropian “Franca 2016”, do të nis një eveniment po aq emocional që do ta mbajë në ethe dhe ankth botën e çiklizmit. Tour e France, më shumë se një garë çiklizmi është edhe, kulturë, histori, gjeografi, ekonomi që shikuesve u ofrojnë të gjitha në një kohë dhe mbi të gjitha kënaqësi, emocione e ethe. Ky është edicioni i 103-të i Tour de France dhe do të nis në La Manche më 2 korrik dhe përfundon si zakonisht në Champs Elysées në Paris më 24 korrik. Gara Tour de France 2016 ka gjithsej 21 etapa, prej tyre: 7 etapa të sheshta, 6 kodrinore, 6 malore (prej të cilave 4 kanë për cak majën), dhe dy etapa individuale me kronometër (ITT). Edhe këtë vit do të ketë 16 qytete të reja nga ku do të kalojë Touri si: Utah Beach Sainte-Marie-du-Mont, Saint-Lô, Arpajon-sur-Cère, L'Isle-Jourdain, Lac de Payolle, Vielha Val d'Aran, Escaldes-Engordany, Bourg-Saint-Andéol, La Caverne du Pont -d'Arc, Villars-les-Dombes Parc des Oiseaux, Culoz, Moirans-en-Montagne, Berne, Finhaut-Emosson, Megève dhe Chantilly.

Rikujtues për adhuruesit
Çka paraqet fanella e verdhë? Fanella e verdhë shënon garuesin në renditjen e përgjithshme, e cila u shërben shikuesve që gjatë garës të njohin çiklistin që kryeson garën dhe favoritin për ta fituar garën. Thuhet se zgjedhja ngjyrës nuk kaq enë e diktuar nga askush as nga sponsorët(sikur në Girod'Italia). Legjenda thotë se fanella me ngjyrë të verdhë ishte e vetmja ngjyrë e stofit që u gjend në ato momente në treg(dyqan.)

Po fanella e gjelbër?
Përveç fanellës së verdhë garuesit në Tour de France luftojnë edhe për fanellën e gjelbër, të cilën e bartë sprinteri më i mirë.
Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti që më me sukses i kalon shtigjet malore(çiklisti kodrinor). Ndërsa, fanellën krejt të bardhë e bartë çiklisti më i mirë i ri në Tour de France. Numrin dhe ngjyrën në çdo garë të çiklizmit e përcakton organizatori, ndaj këto dallohen nga gara në garë. Por këto janë shenjat dalluese të Tour de France. Ky është viti i dytë me radhë kur fanella krejt e kuqe me numrin 1 i jepet çiklistë më agresiv gjatë garës në një etapë.


Kush janë favoritët për këtë edicion?
Chris Froome vjen për të mbrojtur fanellën e verdhë të fituar një vit më parë, por do të ketë konkurrencë të ashpër. Ai fitoi Dauphine, në dy raste të mëparshme, kur të fituar këtë garë, ai fitoi edhe Tour de France. Në "Tour i vogël", siç e quajnë shumë ai kishte një duel të drejtpërdrejtë me Alberto Contador i cili vendosi në favor të tij. El Pistolero ishte më mirë se anglezi deri më tani këtë sezon, por duket se Frum ka formë më të mirë në kohën e duhur. Spanjolli do të jetë vetëm një nga kandidati më serioz për të fituar garën, ai kishte një sezon të madh deri më tani. Fituesi Giro d Italia Vincenzo Nibali vjen në garë, por vetëm për të ndihmuar kolegët nga Ekipi Astana dhe bashkatdhetarin, Fabio Aruu. Aru, i cili është kampion aktual i Spanjës në Vuelta nuk kishte një stinor edhe aq të mirë, por fitoi shumë faza që konsiderohet një përgatitje për Tour, dhe kjo tregon për një formë të mirë të tij.

Etapa e parë fillon nga La Manche një ishull i vogël me 42 mijë banorë që njihet me monumente të lashta nën mbrojtjen e UNESC-s. Ka klubin e futbollit dhe njihet për ushqime tradicionale. Çiklistët përfundojnë garën në Utah Beach Sainte qytet ndonëse i vogël ka vetëm 800 banor[ me shumë muze, kështjella dhe plazh të bukur. Kjo etapë zhvillohet në një shteg kryesisht të sheshtë të gjatë 188 kilometra dhe aty këtu ndonjë ngjitje që nuk e kalon shkallën e vështirësisë prej 5 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat