Horoskopi, 20 qershor 2016

Life style

Horoskopi, 20 qershor 2016

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 08:00
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Java do të nisë mbarë për të lindurit e kësaj shenje në saje të ndikimit të Hënës dhe Diellit. Mundohuni të tregoheni më të hapur dhe dëgjoni këshillat dhe idetë e të tjerëve.

Demi 21/4 - 21/5

Ndikimi i Uranit do të bëjë që në shenjën tuaj të dominojë pozitiviteti. Pavarësisht vështirësive me të cilat do të përballeni, darka do të sjellë një mbrëmje të mirë dhe të lumtur.

Binjakët 22/5 - 21/6

Pavarësisht se dita ofron mundë- si për të shfrytëzuar sa më mirë rastet, mënyra juaj e zmadhimit të gjërave, mund të zbehë çdo gjë. Mërkuri do të jetë në kontrast me Saturnin, duke sjellë përplasje.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Me praninë e Diellit në shenjën tuaj, do mundoheni të përfshini pas vetes edhe ata që ju rrethojnë. Do të arrini të shënoni rezultate pozitive, falë inkurajimit të miqve.

Luani 23/7 - 21/8

Do të jenë të pakta mundësitë që mund të kapen fluturimthi. Mundohuni të mos hiqni dorë nga prioritetet, në mënyrë që të mos rrezikoni të bëni një vrimë në ujë.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Shenja juaj do të jetë e turbulluar për shkak të ndikimit të Hënës, Saturnit dhe Neptunit. Ndikimi negativ i tyre do të bëjë që të rrëzohet “kështjella e rërës” që keni ndërtuar.

Peshorja 24/9 - 23/10

Yjet do të favorizojnë shenjën tuaj qysh në orët e para të ditës. Këshillohet që gjatë kësaj dite të bëni më shumë pas marrëdhënieve familjare dhe forcimin e tyre.

Akrepi 24/10 - 22/11

Dita do të jetë pozitive dhe do të favorizohet miqësia. Përkushtojuni më shumë partnerit dhe mos insistoni në gjëra që mund të ngjallin debate. Rrezikoni të shkatërroni besimin që ka ndaj jush.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Do të jetë një periudhë e mirë për punën. Një lajm që do të mësoni rastësisht do ju hapë sytë lidhur me një çështje delikate. Një mik apo një mikeshë do të ketë diçka të re për ju.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës, ata që janë në një lidhje. Lëreni mënjanë për disa çaste druajtjen. Nëse dëshironi dashuri, duhet të ndryshoni mënyrën si i përballoni situatat.

Ujori 21/1 - 19/2

Me përfundimin e relaksit të fundjavës, tashmë nuk ju mbetet tjetër përveçse të merreni me gjërat aty ku i keni lënë. Këshillohet ta lini veten të lirë ndaj emocioneve.

Peshqit 20/2 - 20/3

Kjo ditë do të jetë e mbushur me lumturi. Horoskopi i së hënës sugjeron që të përgatitni një vend në zemrën tuaj, diçka shumë emocionuese pritet të ndodhë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat