U kap me pistoletë, arrestohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

U kap me pistoletë, arrestohet 27-vjeçari

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:21
Pistoleta

Një 27-vjeçar është arrestuar nga specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë, pasi është kapur me pistoletë. Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Mirush Jaku, 27 vjeç.

Policia ka njoftuar se 27-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava” me një krehër dhe me tre fishekë.

Sipas burimeve policore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat