VMRO: Negociatat janë ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve të LSDM-së

Maqedonia

VMRO: Negociatat janë ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve të LSDM-së

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 23:31
Selia e VMRO

Negociatat janë ndërperë vetëm për shkak të mosmarrëveshjes së LSDM-së në pjesën e mediave që të garantohet se nuk do të vendoset cenzurë, thekson VMRO-DPMNE-ja në reagimin ndaj konferencës së sotme prë shtyp të Petre Shilegovit nga LSDM-ja në të cilën akuzoi se negociatat janë ndërprerë për shkak të VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE-ja sot propozoi që në mënyrë eksplicite të mbështetet qëndrimi se asnjë gazetar, asnjë medium nuk do të mund të ndëshkohet për qëndrim apo mendin të theksuar. Qëndrim i cili është postulat kryesor dhe parim themelor në kodeksin e gazetarëve ku liria e mediave është e drejtë e pacënueshme. Në shekullin 21 në Evropë, LSDM-ja është e vetmja parti politike e cila i kundërshton këto parime”, thuhet në reagim.

Asnjë gënjeshtër dhe manipulim i Petre Shilegovit, shtohet, nuk do ta largojë turpin nga LSDM-ja, i cili është nxjerrë në pastërti dhe praktikisht tregoi se qëllimi i tyre përfundimtar është vendosja e kontrollit cenzurues ndaj mediave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat