Studimi: Truri i pulës, plot me neurone

Speciale

Studimi: Truri i pulës, plot me neurone

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 22:17
Pula

“Ka tru pule” është shprehja që përdoret nganjëherë kur i referohemi një personi pak të zgjuar. Por mesa duket, kjo shprehje do të dalë nga përdorimi, pas studimit të trurit të shpendëve nga shkencëtarët.

Siç kanë treguar analizat, truri i pulës ka një numër më të madh neuronesh se ai i gjitarëve, përfshirë këtu edhe majmunët.

Studimi është kryer nga një grup studiuesish të Universitetit “Vanderbilt”. “Pavarësisht përmasave të vogla të trurit të tyre, zogjtë kryejnë veprime komplekse, që kërkojnë aftësi konjitive. Për shumë kohë, kur thuhej se dikush ka tru pule, kjo është marrë si fyerje. Por tani duhet ta konsiderojmë kompliment”, thonë studiuesit.

Studimi është iniciuar pas vëzhgimit të sjelljes së papagajve dhe aftësisë së tyre për të zgjidhur probleme, për të nxjerrë konkluzione dhe për të njohur veten në pasqyrë.

Studimi arriti në konkluzionin se të gjitha këto bëheshin të mundura falë zonës së trurit, përgjegjëse për sjelljen inteligjente, që përmban shumë më tepër neurone sesa është menduar deri tani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat