Specialistët e Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë në fshatin Derje, në vendin e njohur si "Mal Antenat", gjetën dhe asgjësuan rreth 3180 bimë narkotike.
Ato ishin kultivuar në dy parcela pranë njëra-tjetrës. Policia po punon për zbulimin dhe vënien përpara pergjegjësisë penale, të autorëve të kësaj vepre.