De Biasi: Një vit më parë e mposhtë Francën

Futboll

De Biasi: Një vit më parë e mposhtë Francën

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:47
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtares shqiptare në intervistën për “Sky Sports”, ka thënë se skuadra e tij përveç rezultatit sfida me Zvicrën mund të cilësohet pozitive. “Jemi të zhgënjyer për rezultatin në debutim, sepse megjithë inferioritetin numerik që kërkon ta hedhë sa më shpejt pas shpine ndeshjen në Lens luajtëm mirë. Krijuam dy raste të pastra për gol, mbi të gjitha në minutat e fundit me Gashin. Humbja na la shije të hidhur, por në fushë skuadra tregoi më tepër aspekte pozitive sesa negative. Përjetuam një atmosferë të zjarrtë dhe shumë tifozë që në mbështetën dhe kjo shtoi peshën dhe tensionin te skuadra. Edhe pse me 10 lojtarë, në pjesën e dytë ekipi luajti mirë, duke provuar të ndërtonte lojë dhe krijoi raste për gol. Kjo ishte përgjigja më e mirë”, ka thënë De Biasi. Tekniku italian ka folur edhe për sfidën me Francën, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për ecurën kuqezinjve. De Biasi beson se skuadra e tij mund të marrë rezultat pozitiv. “Hera-herës në futboll ndodhin surpriza. Një vit më parë e mposhtë m Francën në Shqipëri. Përballë tyre kemi luajtur gjithmonë mirë, duke barazuar edhe në Rennes në vitin 2014. Këtë herë do të jetë ndryshe, por pa frikë, do të luajmë shanset tona”, tha De Biasi. Ndeshja Francë-Shqipëri luhet të mërkurën mbrëma dhe nis në orën 21:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat