Del për 30 ditë leje, i dënuari arratiset nga burgu

Kronikë e zezë

Del për 30 ditë leje, i dënuari arratiset nga burgu

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:29
Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës

Nga burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës është arratisur një i dënuar. Nga informacionet zyrtare, bëhet e ditur se i dënuari Begator Mustafa, 30 vjeç, kishte marrë një leje 30-ditore për të shkuar pranë familjes.

I burgosuri sot duhej të kthehej në vendin e vuajtjes së dënimit, por ai nuk ka shkuar më në burg.

Njoftohet se menjëherë pas konstatimit, policia e Korçës ka shkuar në shtëpinë e 30-vjeçarit dhe po merr në pyetje familjarët. Ndërkohë Mustafa ishte dënuar për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat