Dështimi i takimit mes Ramës e Bashës, ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare

Shqipëria

Dështimi i takimit mes Ramës e Bashës, ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 08:26
Takimi Rama-Basha

Prestigjiozja Washington Post shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha nuk arritën ta hidhnin hapin tjetër, që vendi duhet të kalojë për të bindur Bashkimin Evropian se është pikërisht koha e duhur për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Për Washington Post, edhe pse takimi ishte një moment i rrallë uniteti në Shqipërinë post-komuniste, pas tri orë bisedimesh Basha dhe Rama dolën për të fajësuar palët për dështimin e arritjes se konsensusit për draftin e paketës ligjore.

Ndërsa Associated Press sjell në vëmendje deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe komisionerit të zgjerimit Johannes Hahn për t’i shkuar deri në fund Reformës në Drejtësi, ndërkohë që po ashtu përmend zyrtaren e lartë amerikane Victoria Nuland që i telefonoi Bashës dhe Berishës.

Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar sistemin gjyqësor si thembra e Akilit e një në Shqipërinë post-komuniste, e cila përmendet gjithmonë në raportet ndërkombëtare për varësinë e saj politike, korrupsionin, mungesën e pavarësisë dhe profesionalizmit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat