28 mijë viktima nga sulmet terroriste gjatë vitit 2015

Bota

28 mijë viktima nga sulmet terroriste gjatë vitit 2015

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 09:38
sulm terrorist

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se në mbarë botën gjatë vitit 2015 ka rënë numri i sulmeve terroriste.

Konstatimi i atribuohet rënies prej 13 për qind krahasuar me vitin 2014, duke pasur parasysh sulmet në Irak, Pakistan dhe Nigeri, tre nga pesë vendet më të prekura nga terrorizmi, të pasuara nga India dhe Afganistani.

Ata kanë paralajmëruar se kohëve të fundit, militantët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” janë përqendruar tek civilët ndërkombëtar.

Gjatë gjashtë muajve të fundit IS kishte kryer sulme në 11 vende, pa përfshirë aktivitetet në Siri, Irak, Jemen, Afganistan dhe Libi.

Nga sulmet e vitit të kaluar më shumë se 28 mijë njerëz kanë vdekur, ndërsa rreth 35 mijë të tjerë u plagosën nga këto sulme.

Megjithatë, sulmet dhe vdekjet janë rritur në Afganistan, Bangladesh, Egjipt, Filipine, Siri dhe Turqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat