Brukseli i gatshëm t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it deri në vitin 2018

Kosova

Brukseli i gatshëm t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it deri në vitin 2018

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 19:39
Trupat e EULEX-it në Kosovë

BE-ja është e gatshme që ta vazhdojë misionin e EULEX-it në Kosovë me një mandat të ri, me prezencë më të vogël si dhe me kompetenca ekzekutive të reduktuara.

Lajmin e ka raportuar agjencia serbe e lajmeve Tanjug duke cituar burime brenda Brukselit.

Negociatat lidhur me vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë janë në përgatitje e sipër, i kanë thënë burimet agjencisë.

Duke u thirrur në këto burime, raportohet se BE është e gatshme ta vazhdojë misionin e EULEX-it, derisa thuhet se BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës.

BE thotë se ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe se është duke pritur marrëveshjen konkrete me autoritetet kosovare, si dhe miratimin e vendimit.

Mandati i EULEX-it skadon më 14 qershor, kështu që një marrëveshje mes BE-së dhe EULEX-it duhet të përshpejtohet, pas disa muajve intensivë përpjekjesh, shton burimi për agjencinë serbe.

Sipas këtij burimi diplomatik, shtetet e BE-së tashmë janë pajtuar në parim që të vazhdojnë mandatin e EULEX-it deri më 14 qershor, 2 018 me një buxhet prej 34.5 milionë eurove. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat