Mini krepa me proshutë në furrë

Ushqime

Mini krepa me proshutë në furrë

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 18:13
Mini krepa me proshutë në furrë

Përbërësit:
Për krepat:
 Qumësht Vezë Gjalpë Miell Pak kripë

Për salcën beshamel: Qumësht Gjalpë Miell

Për mbushjen: Proshutë Hako Kërpudha të freskëta Djathë parmixhan të grirë Sipas dëshirës edhe mocarel

Përgatitja: Përzjeni përbërësit e brumit dhe bëni me to një masë kremoze brumi, pa kokrriza. Me një filxhan të vogël, piqni krepat, petë petë në tigan. Pasi t’i keni përfunduar, përgatisni edhe salcën beshamel me gjalpin, qumështin dhe pak miell të shtuar gradualisht në zjarr për të evituar kokrrizat. Secilin prej krepave mbusheni me feta të holla kërpudhash, proshute dhe djathërash. Shtrojini në tavë dhe piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat