Reagon Naim Miftari: Nuk i kam kompetencat e Hajredin Kuqit e Hashim Thaçit, nuk jam mik i Fadil Syleviqit

Aktuale

Reagon Naim Miftari: Nuk i kam kompetencat e Hajredin Kuqit e Hashim Thaçit, nuk jam mik i Fadil Syleviqit

Nga: M.L Më: 2 qershor 2016 Në ora: 17:34
Naim Miftari

Miftari, thotë se nuk është mik i Fadil Syleviqit, ashtu sic ka deklaruar Faton Ramadani.

“Faton mos u ngut dallo mikun dhe armikun. Unë nuk jam mik i Syleviqave e as avokat i tij dhe as shok, por mos u bazo në dezimformatav të shefav(drejtorit) të Shik-ut, kur e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën, un nuk bazohem në thashtheme por në fakte që i posedon misioni evropian i ligjit EULEX. Dhe lirisht mund ta pyesni edhe këtë Syleviqin edhe ndokënd tjetër kush ja arrestoi ''dostat'' e tij 1998 në Shalë dhe që njësia jonë ju dorëzuan zonës së Llapit kur u arrestua edhe F-Syleviqi. Unë e njoh nga policia në vitin 2000 kemi punuar disa muaj në stacionin 4 kaq e kam ''mik'' këtë farë personi. Unë flas me ta kur takohemi rastësisht, por se kam as mik as shok dhe takimet e rastësishme me këtë person janë në pik të dites dhe mos të harrojmë edhe presidenti i jonë e njeh e janë takuar me këtë person.

Plus unë nuk jam i vet shpallur agjent, por jam epror i lart i G2-ZKZ, dhe kam vendim të nënshkruar të vulosur me numër protokolar të UÇK –TMK-së, e sa jam i besueshëm, nuk ju takon juve ta vendosni atë. Unë ju përkrah plotësisht për rastin e familjarëve tuaj, Rasti Kiqina dhe cdo rigjykim do t`i lironte nga dënimi në mungesë provash dhe shkeljesh procedurale. Por un nuk jam prokuror e as shtet as nuk i kam kompetencat e Hajredin Kuqit e Hashim Thaçit përkundrazi jam i rrezikuar me jetë çdo minutë çdo hap, pikërisht nga ata që edhe e kanë montuar rastin Kiqina e shumë raste tjera ku ushtarët e UÇK janë fajtor kujdestar i dikujt.

Faton kam respekt për familjen tuaj por ndihmë dhe drejtësi gjithmonë kërkoni dhe mos u ndalni kurrë por shoq mos akuzo askënd me fjalë të tjerëve se t`isha pyetur unë menjëherë në rastin kur kanë humbur kinse provat(LIMENKAT) që kanë qenë të siguruara në polici t`i kisha liruar nga burgu tërë ata bashkëluftëtarë tanë që janë brenda të pafajshëm.

Dhe një këshillë si vëlla po ta them mos e merr për të keq, mos e harro malin e pret bishti i sëpatës i cili vjen po nga ai mal.

Sa i përket F-S nëse keni fakte qitne në gjykatë, akuzojeni zyrtarisht për falsifikim me ligj sepse gazetat shkrujnë një dit ose dy dhe harrohen ato fjalë por letrat dhe vendimet e gjykatës nuk harrohen.. Faton respekt për familjen tuaj”, thuhet në letrën e Naim Miftarit drejtuar Faton Ramadanit./BS

 

Lexoni edhe këtë: Ramadani për rrëfimin e Miftarit: Pse nuk po hetohen deklaratat e tij

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat