Berisha: Rroshi është arratisur për t’i shpëtuar dënimit si Frroku

Shqipëria

Berisha: Rroshi është arratisur për t’i shpëtuar dënimit si Frroku

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 15:59
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan se Elvis Rroshi është arratisur. Sipas Berishës, me të u ndoq e njëjta strategji nga Edi Rama si ajo e arratisjes së Arben Frrokut dhe Klemend Balilit.

Postimi i Berishës

Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin!

Të dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu për vite dhe mashtroi qytetarët e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë për krimin e Ervinit/Elvisit të tij të dashur, e nisi këtë të fundi sapo prokuroria hapi çështjen penale, njëlloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashtë shteti për të shpëtuar nga arrestimi i prokurorisë për fshehjen e krimit.

I bëj thirrje prokurorisë të hapë çështje penale ndaj Edvin Shullazit për fshehjen për disa vite të krimit të Ervinit dhe favorizimin e arratisjes së tij!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat