Ja si do dukej Michael Jackson pa operacione plastike

Mediale Vip

Ja si do dukej Michael Jackson pa operacione plastike

Më: 6 maj 2016 Në ora: 20:05

Michael Jackson ishte një ndër muzikantët më të mirë të të gjitha kohërave, por nëse do të kishte një gje më të famshme se muzika e tij, do të kishte qënë padyshim dashuria për operacionet plastike.

Ai i hyri asaj rruge me një ndërhyrje të thjeshtë në hundë. Por pas 100 procedurash, përfundoi duke u përpjekur të rikuperonte dëmet nga këto operacione. Këngëtari shpenzoi 30 vite duke u përpjekur të arrinte perfeksionin, por u kthye në një nga shembujt më të këqinj të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në dokumentarin 10 Fytyrat e Michael Jackson, zbulohet se muzikanti i është nënshtruar botoxit, mbushjeve, implanteve në faqe, zbardhjes së lëkurës e ndërhyrje në buzë, raporton Daily Mail.

Megjithatë zbulimi më i madh i programit ishte imazhi se si do të dukej ylli nëse nuk do të kishte bërë asnjë operacion plastik. (Shihni foton)

Është e vështirë ta imagjinosh Michael Jackson kështu.Ai është një shembull që vërteton se duhet ta lini fytyrën tuaj ashtu siç është.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat